Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Turqi të 6 shkurtit ka shkuar në 46,000, tha sot ministri i Jashtëm turk Suleiman Soylu për TV “TRT”.
“Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në 45.968. Prej tyre, 4.267 janë shtetas të Sirisë. Pas tërmetit të parë, patëm 13.000 pasgoditje të tjera”, tha Soylu.
Ai shtoi se gjithsej 26,300 u shembën dhe se shpëtimtarët po kërkonin të mbijetuar nën 26,032 ndërtesa, transmeton Fol Drejt.