Numri i personave të vrarë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë këtë muaj është rritur në 43,556, tha ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.
Sojlu tha mbrëmë për televizionin TRT Haber se pas tërmetit të parë të 6 shkurtit, pasuan edhe 7930 pasgoditje të tjera.
Ai deklaroi se më shumë se 600,000 banesa dhe 150,000 objekte biznesi kanë pësuar dëme të paktën mesatare, transmeton Fol Drejt.