Numri i të vdekurve nga zjarret në bregdetin jugor të Turqisë u rrit në tetë të dielën, ndërsa zjarrfikësit janë ende duke luftuar në ditën e pestë për të shuar zjarret që ende po ndizen në qytetet turistike bregdetare.
Dy persona të tjerë humbën jetën të dielën për shkak të zjarreve në qytetin jugor të Manavgat, ndërsa 10 të tjerë u lënduan, tha ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, shkruan Reuters, përcjell FolDrejt.com.
Më shumë se 100 zjarre që shpërthyen në Turqi në pesë ditët e fundit janë shuar thanë autoritetet turke. Megjithatë zjarret që u ndezën ne Manavgat dhe në Marmaris ka shkaktuar evakuimin e disa zonave të banimit dhe hoteleve.
Që nga e mërkura mijëra njerëz janë evakuar nga shtëpitë e tyre. Qeveria turke u zotua të rindërtojë shtëpitë e dëmtuara dhe të kompensojë humbjet në zonat e prekura nga zjarret.
Pakdemirli tha se të paktën 13 aeroplanë, 45 helikopterë, dronë dhe 828 automjete zjarrfikëse ishin përfshirë në përpjekjet e shuarjes së zjarrit.
BE-ja tha se kishte ndihmuar në mobilizimin e tre avionëve zjarrfikës të dielën, një nga Kroacia dhe dy nga Spanja, pasi Turqia aktivizoi një skemë të reagimit ndaj fatkeqësive për të kërkuar ndihmë nga vendet e tjera evropiane. Turqia nuk është anëtare e BE -së.