Numri i njerëzve të vrarë nga tërmetet që goditën Turqinë dhe Sirinë në fillim të këtij muaji ka kaluar tashmë 50,000, sipas shifrave të fundit nga të dy vendet, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Vetëm në Turqi, 44,218 njerëz vdiqën si rezultat i tërmeteve, tha të premten Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit (AFAD), ndërsa numri i fundit i shpallur i vdekjeve në Siri ishte 5,914.
Tërmeti i parë më 6 shkurt që goditi Turqinë juglindore dhe veriun e Sirisë ishte me magnitudë 7.7 ballë dhe i dyti, pak më vonë, ishte 7.6. Rajoni është tronditur nga më shumë se 9,000 pasgoditje që atëherë, sipas AFAD.
Gati 240,000 punonjës shpëtimi, përfshirë vullnetarë, vazhdojnë të punojnë në 11 provincat e goditura nga tërmeti në Turqi. Disa nga zonat e prekura nga tërmetet fillimisht ishin të vështira për t’u aksesuar, por përpjekjet për rikuperim vazhdojnë dhe numri i viktimave po rritet me përparimin e tyre./FolDrejt/