Një zëdhënës në Spitalin Lady Reading në Peshawar thotë se të paktën 32 persona janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 150 të tjerë janë plagosur në një sulm të dyshuar vetëvrasës që synonte oficerët e policisë në një xhami në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshawarit, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Shefi i policisë së Peshawarit, Muhammad Ijaz Khan, thotë në një deklaratë televizive se kapaciteti i sallës kryesore të xhamisë ishte gati 300 dhe ishte “pothuajse plot” në kohën e shpërthimit.
“Po bëhen përpjekje për t’i nxjerrë njerëzit të sigurt nga aty,” tha ai. /FolDrejt/