Pavarësisht nënshkrimit të armëpushimit mes Armenisë dhe Azerbejxhanit në Moskë, luftimet po vijojnë në rajonin Nagorno-Karabakh, që de jure është pjesë e azerëve, kurse de fakto kontrollohet nga armenët, informon foldrejt.com.
Duke u bazuar te media armene neës.am, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 29 ushtarë armenë, kurse numri total i ushtarëve të vdekur që nga fillimi i luftës ka kaluar 600.
Azerbejxhani nga ana tjetër nuk jep njoftime për ushtarë të vdekur, por hera herës thekson se civilë të saj vriten në fshatrat pranë zonave konfliktuale. Deri tani janë vrarë 47 civilë azerbejxhanas, shkruan media e këtij vendi azernews.az./Foldrejt.com