Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 358 raste të tjera të koronavirusit dhe 5 viktima.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 97.456, ndërsa ai i viktimave në 3.003.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 ka shkuar në 88.301, me 341 pacientë të shëruar brenda ditës së fundit.
Autoritetet shëndetësore të vendit gjatë ditës së fundit kanë kryer 2.275 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në 489.991 numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.
Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6.152.