Ministria e shëndetësisë në Gaza, tha se numri i të vdekurve të palestinezëve ka arritur në 12,300 që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, duke përfshirë më shumë se 5,000 fëmijë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi më parë se nuk mund të publikonte më numrin e saktë të palestinezëve të vrarë, sepse luftimet intensive penguan gjetjen e trupave.