Dhjetë persona u vranë në një sulm me raketa ruse në një bllok apartamentesh në qytetin Dnipro,shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Numri i të vdekurve është rritur në nëntë, përfshirë një vajzë 15-vjeçare… Dhe 64 persona u plagosën, 59 u shtruan në spital, të tjerët trajtohen në shtëpi. Një raketë ruse solli pikëllimin e dhjetëra familjeve të qytetit Dnipro. Koha e kthimit do të vijë,” postoi në Telegram Valentyn Reznichenko, Shefi i Administratës Ushtarake Rajonale të Dnipropetrovsk.
Më vonë, ai raportoi se numri i të vdekurve u rrit në 10.
Zëvendës Shefi i Zyrës së Presidentit Kyrylo Tymoshenko saktësoi se 37 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u shpëtuan nga ndërtesa. Katërmbëdhjetë fëmijë janë në mesin e 64 personave të plagosur.
Siç është raportuar, Rusia goditi një ndërtesë shumëkatëshe në Dnipro. Një pjesë me 72 apartamente u shkatërrua, brenda dyshohet se mund të ishin deri në 200 persona. /FolDrejt/