Departamenti i Meteorologjisë pakistaneze tha se epiqendra e tërmetit ishte në provincën afgane Paktika, rreth 50 kilometra në jugperëndim të qytetit Hosta, ku ndërtesat u dëmtuan dhe tërmete u ndjenë edhe në kryeqytetin pakistanez Islamabad, sipas agjencisë amerikane.
Numri i të vdekurve nga një tërmet shkatërrues me magnitudë 6.1 që goditi Afganistanin lindor është rritur në 950, thanë autoritetet lokale.
Sipas zyrtarit të sektorit për situata emergjente, nga tërmeti janë lënduar 610 persona, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.