Numri i viktimave të tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri ka kaluar shifrën 17 mijë, teksa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar se numri i të vdekurve në atë vend ka shkuar në 14.014.
Erdogan tha se 63,794 persona të tjerë u plagosën në fatkeqësi dhe se 6,440 ndërtesa u shkatërruan.
Sot gjatë një vizite në Gaziantep, një nga provincat e prekura nga tërmetet në jug të vendit, ai tha se gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi nga sot në dhjetë provinca të prekura nga tërmeti, raporton CNN, transmeton Fol Drejt.