Shqiptarja nga Sanxhaku, Amina Nuraj, është paraqitur në rrjetin social Facebook duke thënë se edhe pse sakrifikoi shumë për kombin përsëri asnjëherë nuk u falenderua, as nga Kosova e as nga Shqipëria.
Ajo u shpreh se institucionet në Kosovë nuk janë në gjendje as t’ia nostrifikojnë diplomën, transmeton Fol Drejt.
“Unë, që vura jetën time në rrezik dhe u zotova se do ta kthej kombin shqiptar në Sanxhak, kurrë nuk kam marrë asnjë falënderim as nga Kosova dhe as nga Shqipëria, dhe një serb, Goran eshte i privilegjuar qe eshte një qytetar nderi i Tiranës.
Në 100 vjet, askush nuk lejohej të ngrinte zërin kundër asimilimit në Sanxhak si unë,por ata as nuk mund të nostrifiskojnë diplomën time në Republikën e Kosovës.
Arsyeja pse ne kemi dështuar si komb është se ne puthim duart e armiqve dhe shkatërrojmë njerëzit tanë, u shpreh Nuraj./FolDrejt/