“Jo vetëm që jeni mashtrues ministër, por jeni mashtrues recidivist”
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ia ka shtruar një pyetje parlamentare Ministrit të Financave Hekuran Murati, pas përgjigjes së të cilit, ka shpërthyer në akuza të ashpra, shkruan Fol Drejt.
Deputetja Musliu e ka pyetur më konkretisht, ajo e ka pyetur për pagesat që mërgimtarët i kanë bërë për polisat e sigurisë për muajt e verës.
“Këtë vit kemi ndryshuar procedurën dhe synimi ka qenë që të evitohet pritja në kufij” – por që pagesa të bëhen online.
Ai ka thënë se nuk ka informacione sa prej tyre janë rimbursuar, por e di numrin e aplikuesve.
“Jo vetëm që jeni mashtrues ministër, po jeni mashtrues recidivist. Ju i keni mashtru mërgimtarët tanë duke iu thanë se keni me i heq krejt polisat dhe s’keni me pagu fare. Dhe tani ke mashtru se as 8% nuk janë rimbursuar sepse ua ke pamundësu me 100 e 1000 kushte, jo duhet me pas kredit kartelë të ktuhit…”
Sipas deputetes Musliu, mërgimtarët “duhet me i kalu krejt pushimet në zyrat e qeverisë”, për t’u rimbursuar./FoLDrejt/