Qyteti Abadani në Iran ka regjistruar për herë të parë temperaturën më të lartë në 52.2 gradë Celsius më 21 qershor. StormWatch amerikan ka shpërndarë lajmin në Twitter duke thënë se është temperatura më e nxehtë e regjistruar në Tokë këtë vit.
Raportet e mediave thonë se është temperatura më e lartë e regjistruar zyrtarisht në atë qytet në 70 vitet e fundit. Në nivel global, është një nga temperaturat më të larta të vërejtura para solsticit të verës që nga fillimi i mbajtjes së të dhënave në shekullin e 19-të, transmeton Fol Drejt.
E njejta gjendje është shfaqë edhe këto ditë, ku krahas temperaturave të larta që janë regjistruar në botë, ky qytet ka arritur përsëri të mbajë frontin me temperatura që sillen prej 49 deri në 52 gradë celcius./FolDrejt/