Paul Wohlgenannt, është themeluesi i projektit „Schüler helfen Schülern“ në Shqipëri dhe së fundi ju gëzua një çeku prej 700 eurosh, shkruan vn.at. Këto para do shfrytëzohen për të blerë 1000 kilogram miell, që do u shpërndahet familjeve në nevojë shqiptare, që “vlen ndër shtetet më të vafëra të kontinentit”.
Projekti për të grumbulluar para dhe ndihma është kryer nga 180 shkolla nga trojet gjermanofone si Austri, Zvicër, Lihtenshtajn dhe Gjermani.
Ky projekt ekziston nga 1995 dhe ka ndihmuar shumë shqiptarë kryesisht në Shqipërinë Veriore, përcjell foldrejt.com.
Një projekt i fundit është Qendra e Të Rinjve Asta në Shkodër, që prej 10 vjetësh ushqen 40 të rinj shqiptarë me drekë të ngrohtë. Organizatorët thonë se këto projekte krahas nevojave humanitare kanë edhe qëllimin e mësimit të gjuhës së njëri-tjetrit./Foldrejt.com