Nxënësit e klasës V/5 në shkollën “Hasan Prishtina” kanë bojkotuar mësimin të mërkurën per shkak se tash e disa javë nuk kanë mësuese.
Pasi që mësimdhënësja e tyre shkoi në pushim të lindjes, ajo nuk u zëvendësua, kështu nxënësit mbetën në mëshirën e dy mësueseve tjera të cilat po i angazhojnë ata me detyra.
Fëmijët thanë se kjo metodë po del pa efekt, ndërkaq prindërve drejtoresha iu premtoi që zgjidhja do bëhet të enjten.
Njësoj i tha Klanit edhe drejtuesja e DKA-së në kryeqytet, Besianë Musmurati, sipas së cilës vonesa ndodhi meqë nuk asnjë mësues nuk pranonte ofertën meqë ishte vetëm për fund të vitit shkollor.