Të gjithë nxënësit e klasave të treta në Gjermani janë testuar në atë që quhet Vera 3, për të pasur një raport më të qartë për zhvillimet e tyre. Ajo që bie në sy nga rezultatet, është se nxënësit e Berlinit janë më dobët nga pritshmëritë – veçanërisht në gjuhën amtare (gjermanisht) dhe matematikë.
Konkretisht në gjermanishte 52 përqind e nxënësve janë ndër mesataren e kërkuar, kurse në matematikë kjo shifër shkon bile 56 përqind.
Kryesisht nxënësit kanë probleme me leximin (29 përqind) dhe në kuptimin e tekstit Lesen und das Zuhören (27 përqind).
Me fjalë tjera, gjysma e nxënësve gjermanë kanë probleme të theksuara në dy lëndët kryesore. Qeveria po merr masa për orë shtesë që kjo të përmirësohet. Por a kemi analiza të këtilla në vendet shqiptare?/Foldrejt.com