Një grup nxënësish janë përfshirë në një rrahje në Prishtinë.
Ky rast ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:55, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Raportohet se një grup nxënësish për motive deri më tani të pa njohura, janë përfshirë në rrahje, dhe si pasoj lëndime trupore kanë pësuar një i dyshuar mashkull kosovar i mitur dhe tre viktima meshkuj kosovar dy prej tyre të mitur.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe vazhdon kujdesin mjekësor në QKUK nën sigurimin e policies.
Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/