Himnin shtetëror e këndojnë çdo ditë, në fillim të orës së parë.
Kjo u bë si njëfarë obligimi për nxënësit e shkollave fillore e të mesme në Rusi, në kuadër të projektit “Ne kemi një atdhe”, që nisi para pak muajve.
Qëllimi është të mbjellë ndjenjën e patriotizmit te moshat e reja, të cilat edhe e pranojnë se kështu po u ndodh.
“Ne këndojmë himnin e Federatës Ruse çdo mëngjes. Mendoj se kjo është një ide e mirë sepse ne duhet ta duam atdheun tonë, të njohim himnin dhe traditat e tij.”
“Mendoj se kjo është një risi e shkëlqyer që ngre shpirtin patriotik në shkollë dhe kontribuon në unitetin e ekipit.
Drejtoresha e shkollës ”59” në Moskë tha se këndimi i ritmit ishte i nevojshëm.
“Ne duhet të jemi patriotë të atdheut tonë, patriotë të Rusisë sonë. Dhe tani, më shumë se kurrë, duhet të mbështesim të gjithë vendin tonë dhe të bashkohemi në një ekip. Himni është kënga kryesore e vendit tonë, besoj se çdo fëmijë dhe çdo prind duhet ta dijë përmendësh” deklaroi Olga Kurmaeva, drejtoreshë e shkollës.
Pavarësisht këtij projekti të quajtur patriotik, Rusia po akuzohet për krime luftë në Ukrainë, të cilën e pushtoi nga 24 shkurti.