Një grua në Florida është sulmuar nga një ari derisa po ecte pranë një autostrade dhe kishte nxjerr qenin për shëtitje – duke i shkaktuar gërvishtje të shumta në fytyrë.
Gruaja e identifikuar si Aydee u sulmua gjatë javës së kaluar në Debary, kur një ari i zi iu vërsul kur hasi në të. Madje kur Aydee tentoi të ikë, ariu iu vu pas duke e gërvishtur në shpinë dhe kokë, transmeton Telegrafi.
“Kur e kuptova se po më ndjek ishte tepër vonë, më goditi me shputë duke më shkaktuar plagë në shpinë dhe fytyrë. Fillova të bërtasë duke shpresuar se dikush do të më dëgjojë dhe t’i telefonojë policisë”, tha Aydee për mediat lokale.
Megjithatë disa fqinj e gjetën në rrugë dhe arritën ta frikësojnë ariun që u fut në pyll në afërsi të autostradës, kur policia doli në vendin e ngjarjes vetëm se konstatoi plagët që i ishin shkaktuar gruas nga sulmi i një ariu.