Sulmuesi i huazuar i New York City FC, Valentin “Taty” Castellanos është në shitje këtë verë për 15 milionë euro, shkruan Goal, përcjell Fol Drejt.
Castellanos aktualisht është në huazim te skuadra e sapopromovuar e La Ligas, Girona dhe shënoi katër gola në fitoren e tyre befasuese 4-2 ndaj Real Madridit.
Në total, 24-vjeçari ka shënuar 11 gola në La Liga këtë sezon dhe do të lejohet të largohet përgjithmonë nëse i plotësohet çmimi i kërkuar. /FolDrejt/