Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

Nyja e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Statuti i Asociacionit, ngërçi i ri i bisedimeve

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

I pari i Kuvendit të Kosovës skeptik për sa i përket arritjes së një marrëveshjeje të shpejt ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për sa i përket Asociacionit. Kështu të paktën është deklaruar sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, transmeton Fol Drejt.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është nyja e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pasditen e djeshme palëve në Beograd iu “servua” një draft statut i përpiluar nga Ekipi Menaxhues, anëtarët e së cilit u shkarkuan sot me një vendim të Elbert Krasniqit, ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Tashmë ish autorët e draft-statutit të Asociacionit, Danjela Vujiçiq, Jelena Bojoviq, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq tani më nuk janë pjesë e të ashtuquajturit Ekip Menaxhues. Drafti që ata e prezantuan në Bruksel, u cilësua si i papranueshëm nga pala Kosovare.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Dje pas takimit, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti tha se “pas marrëveshjes për të pagjeturit, ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje ekipin menaxhues që prezantoi një draft-statut me gjithsej 67 nene dhe mëpastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft-statut i tillë, çfarë dëgjuam e lexuam, është fundamentalisht i papajtueshëm me Kushtetutën, ligjshmërinë, demokracinë, vlerat evropiane, të drejtat e njeriut, të pakicave sipas standardeve evropiane dhe përkundër kësaj do jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje andaj me këtë rast propozova një draft-vizion si kryeministër i Kosovës përkitazi me nenin 7 të marrëveshjes bazike duke pasur në konsideratë edhe nenin 10”- ka deklaruar Kurti.

 

Pikërisht këto qëndrime krejt të kundërta, e kanë bërë skeptik edhe Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca. Ky i fundit sot u shpreh se pa i braktisur Serbia parimet e nacionalizmit fashist serb, nuk ka përparim në këtë drejtim.

“Jam i bindur që në përputhje me Kushtetutën tonë këtu nuk është diçka që është e pranueshme për Serbinë, prandaj konsideroj që pozicionet janë shumë të largëta, pozicionet janë të papajtueshme mes palëve, andaj nuk pres fare që të ketë një marrëveshje të shpejtë mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo nuk mund të ndodhë pikërisht për shkak të drejtimit politik që e ka Serbia sot”.

Zëra opozitarë kanë kërkuar sot nga BE që ta publikojnë draft-statutin e propozuar nga Ekipi Menaxhues i Kosovës. I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj sot tha se rezultatet e punës së këtij ekipi, kanë qenë të pritshme:

“Kosova e ka të pamundshme me pranua një draft-statut që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës edhe po të ishte edhe vullnet i kujtdo qoftë është e pamundshme.”

Ai më tutje e ka komentuar shkarkimin e ekipit, duke e cilësuar si të pa vlefshëm “pasi ata kanë dhënë produktin, ata e kanë krye pjesën e vet të punës.”

Draft statuti sipas Haradinajt nuk mund të bie ndesh me rendin kushtetues të Kosovës dhe për këtë janë në dijeni edhe evropianët edhe amerikanët si palë ndërmjetësuese.

“Rrjedha e logjikshme është kjo. Unë jo se kam informacione, por rrjedha e logjikshme është kjo. Besoj se edhe e kanë të shkruar amerikanët dhe evropianët një draft-statut që është në përputhje me Kushtetutën, por është dashur të konsumohet propozimi i parë i komisionit, i cili është jo kushtetues”, ka deklaruar ai.

Edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri,  e ka cilësuar si të vonshëm veprimin e shkarkimit të Ekipit Menaxhues.

“Veprimi është i vonshëm, kjo ka mundur të ndodhte para një viti që të shkarkohet ekipi menagjues sepse Kurti më shumë e një vit nuk ka marrë pjesë në dialog duke mos e trajtuar si prioritet. Elefanti në dhomë është statuti i Asociacionit dhe është dashur të pres që kjo do të ndodh herët a vonë”, ka thënë Haziri.

Nga Beogradi zyrtar, në anën tjetër, është mbajtur një qëndrim akuzues kundrejt palës kosovare, duke ia hedhur fajin kësaj të fundit si destruktive dhe e painteresuar për të gjetur zgjidhje.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, u deklarua së fundi se nuk pritet të ketë marrëveshje për faktin se pala kosovare është disponuar vetëm që të “mohojnë gjithçka që është rënë dakord” paraprakisht.

Së fundi emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Gabriel Escobar, ka thënë se propozimet për draft-statutin e Asociacionit, si nga ana e Ekipit Menaxhues, ashtu edhe nga ana e Kryeministrit Kurti, ishin serioze. Por se nuk i takon atij të vendosë se “cili ishte më serioz”. Më tej Escobar ka thënë se është koha që palët të shënojnë progres në zbatimin e marrëveshjes, duke paralajmëruar takim të shpjet në nivel negociatorësh, ndërmjet palëve./FolDrejt/

 

 

Tags: Albin KurtiAleksander VuciqAsociacioniBisedimetdialogu
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ministri Vitia njofton për hapjen e konkursit dhe prezanton kriteret e reja për shkollimin specialistik

Lajmi tjetër

Pasiguria e nxënësve në shkolla

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM