Më shumë se dy muaj pas ndrydhjes së kyçit të këmbës së majtë në “Saint-Éttener”, Neymar u rishfaq dje në “Camp des Loges” për të zhvilluar një pjesë të seancës stërvitore me pjesën tjetër të grupit. Rezultatet e testeve të kryera të hënën ishin të mira dhe shërbimet mjekësore të PSG-së e lejuan atë të bënte disa ushtrime ngrohjeje me shokët e skuadrës.
Sipas “L’Equipe” kjo është një pikënisje e mirë për të menduar se braziliani do të jetë gati për Champions League. Pochettino shpreson qe sulmuesi të jetë gati për ndeshjen kundër Real Madrid.
Braziliani pasi u lëndua, më datë 10 ai shkoi në vendlindje i shoqëruar nga dy fizioterapistë të PSG-së për të vazhduar rehabilitimin.
Kanë mbetur më pak se dy javë për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit dhe si PSG ashtu edhe futbollisti janë të gatshëm të rrezikojnë. Me kampionët si interes kryesor, rikthimi i brazilianit është një frymë e freskët. /abcnews.al