Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sot është shkuar drejt kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, derisa ishte i ulur në karrigen e tij në parlament.
Në Kuvendin e Shqipërisë, po mbahet seanca për votimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt.
Berisha u ngrit nga ulësja e tij dhe shkoi drejt Ramës, pasi ai e përfundoi fjalën e tij.
“O i pafytyrë, frikacak”, ishin fjalët që Berisha ia drejtoi Ramës.
Para tij Rama kishte akuzuar opozitën se kishin votuar në Këshillin e Evropës pro raportit të Dick Martyt, njofton KlanKosova.tv.f