Klima e të bërit biznes në vend, problemet me të cilat ballafaqohen bizneset, ankesat e mëdha për problemet me Energjinë Elektrike, konfliket mes Ligjeve, Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Investimet Strategjike të ndryshoj dhe të bëhet funksional, mosaplikimi i vendimeve të marra nga ana e dy Qeverive dhe kontrolli i cilësisë së bukës, ishin disa nga pikat që u diskutuan në takimin e delegacionit të Odës së Afarizmit të Kosovës dhe Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ku u
Anëtari i bordit të OAK-së Hamdi Malushaj foli për klimën të bërit biznes duke e konsideruar si fushë shumë të ndieshme, dhe sfidat në të cilat po kalojnë bizneset ku si shkas i shumë problemeve, ato po vijnë deri te falimentimi i tyre. Malushaj kërkoi mbështetje nga Ministri Shala, që të jap kontributin e tij në ngritjen dhe avancimin e bizneseve kosovare.
Ndërsa Hysni Zogaj anëtar i bordit të OAK-së, ndër të tjera theksoi që taksa ka dhënë rezulatin e saj, dhe si shkas bizneset tona kanë pasur më shumë prodhim. Zogaj gjithashtu ngriti si shqetësim çështjen e humbjes prej 85 milion euro nga Trusti Pensional, duke theksuar se ato të holla duhet të investohen në Kosovë, e jo të humbin në tregje të panjohura, andaj ai kërkoi nga menaxhuesit që të japin përgjegjësi për këto humbje.
Zogaj u deklarua se OAK është në dispozicon për të dhënë kontributin e saj në çdo kohë, në mënyrë që sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset vendore të tejkalohen.
Në anën tjetër Ministri Shala ofroi gatishmërinë e plotë për bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës dhe bizneset, duke premtuar angazhim maksimal nga ana e tyre, drejt krijimit të një klime sa më të përshtatshme të të bërit biznes, dhe se MTI është duke punuar në këtë drejtim.
Ministri Shala u shpreh i gatshëm që në çdo kohë të pres investitorët e huaj dhe të ofroj bashkëpunimin e tij maksimal.
Gjithashtu u diskutua edhe për promovimin e prodhimeve vendore brenda dhe jashtë shtetit, dhe se OAK është një lobuese e madhe për sjelljen e investitorëve të jashtëm në Kosovë, duke kontribuar në zhvillimin e vendit.