Një person është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e së hënës, në Obiliq.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.