Në Obiliq është raportuar një rast i ngacmimit, ku ankuesja femër ka thënë se kosovari i ka postuar disa foto të viktimës në rrjetet sociale.
I dyshuari është arrestuar e pas arrestimit është liruar me vendim të prokurorit.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte publikuar disa foto të viktimës në rrjete sociale. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.