Një rast i personit të zhdukur është raportuar në komunën e Obiliqit, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, rasti ka ndodhur mbrëmjën e 4 korrikut, rreth orës 22:00, në Plemetin të Obiliqit.
Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se ka qenë e ëma e cila e ka raportuar zhdukjen e së bijës.
Ajo ka treguar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia nga 4 korriku dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërkaq njësitet policore janë duke e hetuar rastin./FolDrejt/