Një femër kosovare është konstatuar se është pa shenja jete pasi u dërgua për trajtim mjekësor pas shfaqjes së problemeve shëndetësore.
Rasti ka ndodhur në Obiliq, pasditen e djeshme, rreth orës 17:25, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, raportohet se familjaret, viktimën femër kosovare, pas disa problemeve shëndetësore e kanë dërguar për tretman mjekësor në fshatin Prelluzh, Vushtrri, dhe më pas nga aty viktima është dërguar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor me autoambulancë në Graçanicë, ku nga mjekët përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet.