Edhepse jo zyrtarisht, partia konservatore maqedonase OBRM-PDUKM do kandidojë Vlatko Gjorçev për kryetar të shtetit. Si shef i shtabit zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme presidenciale është zgjedhur sekretari i Përgjithshëm, Igor Janushev, njoftuan nga partia dje mbrëma, përcjell foldrejt.com.
“Dera nga ana ime është e hapur dhe dora e zgjatur”, ka thënë Gjorcev për të promovuar veten te shqiptarët.
Sipas Gjorçevit, qytetarët e Maqedonisë i ka bashkuar gjendja e keqe ekonomike dhe për këtë arsye kërkojnë ndryshim. Ligjvënësi opozitar është i vetmi emër në garën e VMRO-DPMNE-së për kandidatin presidencial.
Përndryshe Gjorçev ishte i pari funksionar i lartë shtetëror që mbështeti koalicionin BESA/ASH/PEI/OBRM-PDUKM në Dibër për të rrëzuar kandidatin e BDI/LSDM./Foldrejt.com