Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ankohet për “krizën e harruar” të Sirisë pasi ndihmat filluan të rrjedhin në zonat e kontrolluara nga rebelët, disa ditë pas një tërmeti shkatërrues, shkruan Al jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ndërsa OBSh përgatitej të dërgonte furnizime mjekësore në Siri nga Dubai, Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSh-së, tha se një grumbull i madh ndihmash po priste për të arritur në veriperëndim të Sirisë, që kontrollohet nga rebelët.
“Bota ka harruar Sirinë”, u tha Ryan gazetarëve në Dubai.
“Sinqerisht, tërmeti tërhoqi vëmendjen, por ata miliona njerëz në Siri kanë luftuar tani për vite me rradhë. Kjo është bërë një krizë e harruar. /FolDrejt/