Organizata Botërore e Shëndetësisë po dërgon ekipe ekspertësh dhe avionë me furnizime mjekësore në Turqi dhe Siri pas tërmeteve shkatërruese të së hënës, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ajo do të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë për të koordinuar përgjigjen e saj, si dhe tre avionë me furnizime mjekësore, njëra prej të cilave tashmë është në rrugën e saj për në Stamboll, tha në një konferencë për media Drejtori i Përgjithshëm i OBSh-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Nevojat shëndetësore janë të jashtëzakonshme,” tha Dr Iman Shankiti, përfaqësuesi i OBSh-së për Sirinë. /FolDrejt/