Sipas agjencisë Associated Press, një studimi i përbashkët i pa botuar ende, mes OBSH-së dhe Kinës mbi origjinën e COVID-19 arrin në përfundimin se “transmetimi i virusit nga lakuriqët e natës tek njeriu përmes një kafshe tjetër është skenari më i mundshëm” për shfaqjen e virusit.
Skenari i daljes së virusit nga laboratori tek publiku u konsiderua “jashtëzakonisht i pamundur” nga hetimi i përbashkët, tha agjencia e lajmeve. Studimi zbulon gjithashtu se brejtësit dhe macet “janë të prekshëm ndaj virusit COVID, gjë që sugjeron se ato gjithashtu mund të jenë transmetues” të tij.