Rritja e numrit të emergjencave të shëndetit publik në mbarë botën, nga Covid-19 në kolera, ka sjellë mbingarkesë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u njoftua sot në një raport të OBSH-së.
Walid Amar, i cili kryeson komitetin e reagimit emergjent të OBSH-së, tha në një fjalim në takimin vjetor të agjencisë shëndetësore të OKB-së se boshllëqet e financimit dhe stafit po zgjerohen për shkak të numrit në rritje të kërkesave, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Që nga marsi i këtij viti, OBSH-ja i është përgjigjur 53 emergjencave të nivelit të lartë, sipas raportit të komitetit./FolDrejt/