Fushata e vaksinimit anti COVID-19 në Evropë është “e ngadaltë” dhe kjo gjë është e “papranueshme” tha kreu për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke ngritur shqetësime se vonesat në dhënien e vaksinave mund të prolongojnë dhënien fund të pandemisë.
Vetëm 10 për qind e popullsisë së Evropës kanë marr një dozë të vaksinës dhe vetëm 4 për qind kanë marr të dy dozat, tha drejtori për Evropë i OBSH-së, Hans Kluge.
Në Evropë, procesi i vaksinimit kundër koronavirusit po shkon më ngadalë krahasuar me Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara. Evropa po ashtu ka mbetur prapa sa i përket furnizimit me vaksina dhe miratimit për përdorim të disa prej tyre.
“Teksa variantet e reja janë shqetësim dhe ato po vazhdojnë të përhapen, rastet që kërkojnë hospitalizim po rriten”, tha ai.
Disa shtete, përfshirë edhe Gjermaninë, po refuzojnë që këtë vaksinë t’ua administrojnë personave mbi 60 vjeç.