Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se numri i rasteve me virusin e lisë së majmunit në botë është ulur me 21 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Në raportin e statusit të virusit të lisë së majmunit të publikuar në faqen e internetit të OBSH-së thuhet se rritja e rasteve të lisë së majmunit në rajonin e Amerikës, që përfshin vendet e Amerikës Veriore dhe Amerikës Jugore, u rrit me shpejtësi dhe arriti një nivel alarmant, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në rrafshin global u regjistrua se ritmi i rritjes së rasteve u ul për herë të parë në periudhën 15-21 gusht pas rritjes për 4 javë radhazi. Në këtë periudhë kohore krahasuar me një javë më parë rritja e rasteve u ul me 21 për qind.
Javën e kaluar u regjistruan 7.477 raste të lisë së majnumit në mbarë botën, ndërsa në javën e fundit, respektivisht në periudhën 15-21 gusht, rastet javore ranë në 5.907.
Virusi i lisë së majmunit deri më tani është regjistruar në mbi 90 vende, ndërsa janë zbuluar më shumë se 44 mijë raste./FolDrejt/