Organizata Botërore e Shëndetit sot e ka shpallur përfundimisht koronavirusin si pandemi pasi dhjetëra mijëra janë prekur nga virusi vdekjeprurës dhe të paktën 4,000 kanë vdekur.
Dr Tedros Adhanom, shef i agjencisë së Kombeve të Bashkuara tha se ishte ‘thellësisht i shqetësuar nga nivelet alarmante të përhapjes dhe ashpërsisë’, me rastet që vazhdonin të dilnin jashtë kontrollit në Itali dhe Iran.
Dr. Adhanom paralajmëroi gjithashtu se mosveprimi nga qeveritë në të gjithë planetin e kanë nxitur më tutje krizën.
Më shumë se 112,000 njerëz në mbarë botën tani janë infektuar me koronavirus, i cili mund të shkaktojë pneumoni, dhe të paktën 4,000 kanë vdekur.
Numri i rasteve të reja që po diagnostikohen në Kinë tani po bie, por rritje po pësojnë rastet në Evropë e në botë, veçanërisht në Itali dhe Iran.
Përkufizimi specifik i pandemisë nuk ka ndonjë dakordim universal, por ekzistojnë tri kritere kryesore për shpalljen e pandemisë: transmetimi i qëndrueshëm nga personi në person, dëshmia e përhapjes në mbarë botën dhe sëmundja që mund të shkaktojë vdekje.