Në seancën publike të mbajtur sot, Livajs tha se ishte e rëndësishme të theksohet se shumica e rasteve janë regjistruar në dhjetëra vende të botës mes homoseksualëve dhe biseksualëve.
Ekspertja kryesore e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për linë e majmunëve, doktoresha Rosamund Livajs, deklaroi sot se nuk pret që qindra raste të raportuara deri më tani të kthehen në një tjetër pandemi, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.
Megjithatë, ajo pranoi se ka ende shumë të panjohura rreth sëmundjes, duke përfshirë mënyrën se si po përhapet dhe nëse pezullimi i imunizimit masiv kundër lisë disa dekada më parë mund të ketë përshpejtuar disi transmetimin e saj./FolDrejt/