Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se 1.147 sulme janë kryer kundrejt qendrave shëndetësore në Ukrainë që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi.
Në një postim nga llogaria e tij në rrjetin social X, Ghebreyesus pasi shprehu keqardhjen e tij lidhur me sulmin e kryer dje ndaj qytetit Konstantinivka të Ukrainës, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Ghebreyesus theksoi se ata kanë konfirmuar 1.147 sulme ndaj qendrave shëndetësore në Ukrainë pas luftës që filloi në shkurt 2022 dhe se këto sulme kanë rezultuar me 104 vdekje dhe 151 plagosje.
“Ky është numri më i lartë i sulmeve që OBSH ka regjistruar deri më tani në ndonjë situatë emergjence humanitare. Sulmet ndaj shëndetësisë dhe civilëve janë të papranueshme dhe duhet të ndalen” tha Ghebreyesus./FolDrejt/