Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se Covid-19 është ende një emergjencë e shëndetit publik me rëndësi ndërkombëtare.
Pandemia ka të ngjarë në një “pikë tranzicioni” që ende kërkon menaxhim të kujdesshëm për të minimizuar potencialin për pasoja negative, shtoi OBSH në një deklaratë, raportoi Reuters, përcjell Fol Drejt.
Kanë kaluar tre vjet që kur OBSH e shpalli Covid-19 një emergjencë shëndetësore globale./FolDrejt/