Që nga 24 shkurti përqindja e rasteve të zbuluara me koronavirusin e ri te fëmijët dhe foshnjat është rritur shtatë herë, ndërsa ajo mes adoleshentëve dhe të rinjve është rritur gjashtë herë, njofton OBSH, sipas rrjetit informativ amerikan, CNN.
Ky fenomen mund të jetë për shkak, ndër të tjera, për faktin se në fillim testet u përqendruan kryesisht te të moshuarit, ndërsa në ditët e sotme ato prekin të gjitha grupmoshat dhe gjithashtu për faktin se shpërthimet tani prekin vendet me një moshë mesatare më të ulët.
Më shumë se 60% e rasteve të koronavirusit në botë janë regjistruar te njerëzit midis moshës 25 dhe 64 vjeç.
Aktualisht, 64% e infeksioneve prekin moshat 25-64 vjeç.
Ndërkohë, 19,4% njerëz që janë midis 65 dhe 84 vjeç dhe vetëm 3,4% ata që janë mbi 84 vjeç.
Infeksioni prek 1,2% të fëmijë deri në 4 vjeç, 2,5% nga 5 deri në 14 vjeç dhe 9,6% midis 15 dhe 24 vjeç.