Organizata Botërore e Shëndetësisë ka zbuluar se është veçanërisht e shqetësuar për mirëqenien e njerëzve në Sirinë veriperëndimore, një rajon i kontrolluar nga rebelët me pak akses në ndihmë, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Është e qartë se zona e shqetësimit më të madh për momentin është zona e Sirisë veriperëndimore”, tha drejtori i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së, Michael Ryan, në një konferencë shtypi në Gjenevë, Zvicër.
“Ndikimi i tërmetit në zonat e Sirisë të kontrolluara nga qeveria është i rëndësishëm, por shërbimet janë aty dhe ka akses tek ata njerëz”, tha Ryan. “Duhet të kujtojmë këtu se në Siri kemi pasur 10 vjet luftë. Sistemi shëndetësor është jashtëzakonisht i brishtë. Njerëzit kanë kaluar nëpër ferr.”/FolDrejt/