Që nga 26 maji, janë konfirmuar 257 raste të lisë së majmunëve dhe 120 të tjerë dyshohen në 23 vende që nuk janë endemike për virusin.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se lija e majmunëve aktualisht paraqet një “rrezik të moderuar” për shëndetin publik globalisht, pasi raste janë raportuar në vendet ku nuk kanë qenë të pranishme deri më tani.
“Rreziku për shëndetin publik mund të rritet nëse virusi shfrytëzon rastin të shfaqet si patogjen njerëzor dhe të përhapet në grupe me rrezik të lartë, si fëmijët e vegjël dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar”, tha OBSH, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.