Epidemiologia e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, tha se ka qenë “shkatërruese” kur ka parë turma njerëzish pa maska, duke kënduar dhe brohoritur në finalen e kampionatit evropian të futbollit, Euro 2020.
Ndeshja midis Italisë dhe Anglisë u zhvillua të dielën mbrëma në një stadium të Londrës, në kohën kur varianti Delta i koronavirusit po shkakton rritje të infeksioneve gjetkë.
OBSH-ja zakonisht përmbahet nga vërejtjet për politikat e shteteve anëtare, por Van Kerkhove tha se pamja e mbi 60,000 spektatorëve në stadium ishte “shkatërruese”.
Van Kerkhove, tha se ka qenë “shkatërruese” kur ka parë turma njerëzish pa maska, duke kënduar dhe brohoritur në finalen e kampionatit evropian të futbollit, Euro 2020.
Ndeshja midis Italisë dhe Anglisë u zhvillua të dielën mbrëma në një stadium të Londrës, në kohën kur varianti Delta i koronavirusit po shkakton rritje të infeksioneve gjetkë.
OBSH-ja zakonisht përmbahet nga vërejtjet për politikat e shteteve anëtare, por Van Kerkhove tha se pamja e mbi 60,000 spektatorëve në stadium ishte “shkatërruese”.
“A duhet të kënaqem teksa shoh transmetimin [e koronavirusit] përpara syve të mi”, shkroi Van Kerkhove në Twitter, duke shtuar se varianti Delta “do të përfitojë nga njerëzit e pavaksinuar”.
Globalisht, shkalla e infeksionit me koronavirus është duke u rritur.
Javën e kaluar kanë qenë mbi 2.6 milionë raste të reja; Evropa ka përjetuar rritje për 30 për qind të rasteve, ka thënë OBSH-ja në raportin e saj të fundit epidemiologjik.
Koronavirusi ka vrarë mbi katër milionë njerëz në të gjithë botën.