Vdekjet e mbi 80-vjeçarëve për shkak të COVID-19 në Evropë ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë, në rreth 30%, në sajë të vaksinave, tha drejtori rajonal i OBSH, Hans Kluge.
“Në dy muajt e fundit, tendenca midis personave mbi 80 vjeç ka devijuar nga tendenca e vërejtur në të gjitha grupmoshat e tjera, që mund të jetë për shkak të vaksinimit të pjesës më të madhe në këtë grup me rrezik të lartë”, tha Kluge në një konferencë virtuale për shtyp nga Athina.
“Numri i vdekjeve të personave mbi 80 vjeç ka rënë gradualisht në rreth 30%, niveli i më i ulët që nga fillimi i pandemisë”, shtoi ai.
Në mes të janarit, ishte ende 62%, niveli i tij më i lartë, sipas degës së OBSH-së në Evropë.