Dokumenti që odat i kanë dorëzuar Qeverisë parasheh një pako financiare në vlerë prej 5% të bruto produktit vendor të Kosovës për fazën e emergjencës dhe rimëkëmbjes.
Kjo pako financiare do të shërbente për mbulimin e obligimeve operacionale të bizneseve, përfshirë pagesën e pagave, qirave dhe shpenzimeve operative. Secila vonesë në zbatimin e masave konkrete në mbështetje të sektorit privat dhe punonjësve të goditur, do ta bënte më të shtrenjtë rikuperimin nga pasojat dëmtuese mbi ekonominë e vendit.
Odat ekonomike i kanë propozuar Qeverisë një program të përkrahjes për sektorin privat. Mundësia e falimentimit të bizneseve është e madhe dhe se mbështetja e Qeverisë për sektorin privat konsiderohet jetike për ruajtjen e kapaciteteve të shtetit për të gjeneruar të hyra buxhetore dhe rrjedhimisht edhe për mirëqenien e popullsisë. Drejtori i Odës Ekonomike amerikane, Arian Zeka, shpjegon iniciativën që duhet ta shty përpara qeveria.
“… i bie diku rreth 350 milionë euro, për të cilat qeveria po konsideron se është shumë e madhe, të cilat nuk mund të identifikohen. Por ne mendojmë se projektet kapitale nuk do të kenë asnjë kuptim nëse kompanitë falimentojnë si pasoj e pandemisë”, thotë Zeka.
“Absolutisht po edhe ashtu kemi pasur pabarazi mes sektorëve. është shprehur nën nivelet e pagesave. Pra nuk duhet ta thellojmë më tej, këtë pabarazi, nuk mund të pajtohemi me faktin se punëtorët e sektorët publik do të paguhen pa dal fare në punë, derisa njerëzit në sektorin privat të vazhdojnë të mos i ushqejnë familjet e tyre. Por edhe sikur mos të ishte në do të replikonim për vendimet që janë marr nga shtetet tjera më të fuqishme, të cilët kanë marr përsipër mbulimin e pagave për sektorin privat në një nivel të caktuar”, ka shtuar ai.
Qeveria sipas Zekës duhet të mbështes sektorin privat me synim të ruajtjes së normalitetit në treg. Por, cilët janë sektorët që janë prekur më së shumti nga pandemia.
“ Sektori i parë është sektori i Horeca, i hotelerive për shkak të kufizimit të tyre, janë 20 mijë të punësuar , e që janë afetkaur pas marrjes se masave, sektori i dytë është ai i turizmi, ku përfshihen edhe agjencitë turistike edhe janë disa ndërmarrje të tjera që kanë qenë sektor i kontraktuar i Qeverisë, për shkak të angazhimit në mirëmbajtje etj”, pohon ai.
Zeka thotë se masat e nevojshme përfshinë edhe sigurimin e likuiditetit të mjaftueshëm në sistemin ekonomik të vendit. Qeveria sipas tij, duhet t’i trajtoi edhe punëtorët që kanë punuar në ekonominë joformale.
“ Masat e qeverisë që duhet aprovuar duhet të bazohen në sektorin formal, në të dhënat që ekzistojnë në atk dhe trust, qeveria duhet të shfrytëzonte këtë të dhëna për të paguar sektorin privat, por duke e ditur se faji për ekonominë joformale i mbetet qeverisë, duhet nje program i masave duhet të ketë një target edhe për ata që nuk kanë marr ndonjë të hyrë në mënyrë formale”, thotë Zeka.
Programi është hartuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Amerikane, ajo Gjermano-Kosovare, Këshilli i Investitorëve Evropianë dhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës.