Norma e papunësisë në zonën e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) mbeti përgjithësisht e qëndrueshme në 4.9 për qind në tetor, tha të mërkurën organizata.
Numri i të papunëve në OECD u rrit në 33.4 milionë në tetor, niveli më i lartë në vitin 2023, sipas organizatës me seli në Paris. Normat e papunësisë së OECD për gratë dhe burrat mbetën të pandryshuara në 5 për qind, përkatësisht 4.7 për qind, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Në tetor, norma e papunësisë së të rinjve për personat e moshës 15 deri në 24 vjeç u rrit në 10.9 për qind, nga 10.7 për qind në shtator. Po ashtu në 14 vende të OECD-së, norma e papunësisë për punëtorët e rinj shënoi rritje ndërsa rritjet më të mëdha u regjistruan në Finlandë, Austri, Danimarkë, Izrael, Meksikë dhe SHBA.
Norma e papunësisë së të rinjve u rrit në 17 vende të OECD-së ndërsa rritjet më të mëdha u shënuan në Australi, Kolumbi, Danimarkë, Finlandë, Hungari dhe Itali. Në tetor, shkalla e papunësisë në Eurozonë ishte konstante në 6.5 për qind.