Gjatë ceremonisë përkujtimore në varrezat Mount Herzl të Kudsit, disa familje në mesin e audiencës i bërtitën kryeministrit Bennett, duke e quajtur atë “tradhtar”, “dështak” dhe “mashtrues”, njoftoi gazeta “The Times of Israel”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Bennett heshti për disa minuta para se të rifillonte fjalimin. “Familjet e viktimave janë të shenjta. Ata mund të bërtasin dhe mund të pikëllohen”, u përgjigj ai.
Disa orë më parë, gruaja e një protestuesi mbante një simbol në shenjë proteste ndaj qeverisë ndërsa Bennett fliste gjatë një aktiviteti tjetër në malin Herzl për nder të trupave të rënë, raportoi gazeta.
“Bennett, ata që formuan qeveri me mbështetësit e terrorit, nuk janë të mirëpritur këtu”, tha ajo.
Ajo i referohej përfshirjes së koalicionit qeverisës të partisë së Listës së Bashkuar Arabe, ose Ra’am, një parti fetare muslimane arabe.
Sipas gazetës, Shaked u ofendua ndërsa fliste në një ceremoni përkujtimore në qytetin Petah Tikva për të njëjtën arsye.
Raporti shtoi se protesta të tilla janë bërë relativisht të zakonshme vitet e fundit, përfshirë fjalimet e anëtarëve të qeverive të mëparshme në ceremonitë e ditës përkujtimore.
Megjithatë, fyerjet ndaj Bennett-it ishin veçanërisht më të mëdha, thuhet ndër të tjera./FolDrejt/