Crvena Zvezda pritet të dënohet për shkak të ofendimeve të tifozëve drejt Zlatan Ibrahimoviqit në ndeshjen ndaj Milanit në Beograd në mesjavën e kaluar.
UEFA publikoi një deklaratë në uebsajtin zyrtar duke konfirmuar se ka nisur një hetim disiplinor.
“Sipas rregullave disiplinore të UEFA-së, sot inspektorati etik dhe disiplinor kanë nisur hetimet për incidentet e ndodhura gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës mes Crvena Zvezdës dhe Milanit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Crvena Zvezda barazoi 2:2 me Milanin në “Rajko Mitiq” të enjten e kaluar.
Gjatë gjithë ndeshjes, tifozët serbë e kishin ofenduar në mënyra të ndryshme Ibrahimoviqin.