Ish Kryediplomati i Kosovës Skender Hyseni e ka krahasuar dje Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani me Kasapin e Ballkanit – Sllobodan Millosheviçin, për çka po vijojnë reagimet ndaj tij edhe sot, shkruan Fol Drejt.
Pas deklaratës së tij ka reaguar edhe aktivisti Shkëlzen Gashi:
“S’po mujnë mo me vjedhë, e kjo gjendje për ta osht shumë e randë, qaq e randë saqë liderët aktualë politikë të Kosovës po i krahasojnë me Milošević-in” – ka shkruar Gashi në Facebook.
Ua kujtojmë se për tëvë1 Hyseni bëri një krahasim, i cili po cilësohet si skandaloz:
“Edhe Millosheviçi e quante krejt botën armiq të Serbisë atëherë kur bota neve na ndihmonte, edhe ata e quanin krejt botën, krejt bota janë armiq të Serbisë. Edhe Vjosa Osmani dje tha se krejt bota janë armiq të Kosovës dhe po ia mbajnë anën Serbisë. Po kjo nuk është e vërtetë fare.”
Personalitete të njohura nga jeta publike dhe qytetarë të shumtë, i kanë reaguar për këtë deklaratë./FolDrejt/
Maloku: LDK duhet të distancohet nga deklarimet e ish-kryediplomatit Hyseni